Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se Kosova këto ditë ka pasur numër të vogël të rasteve të reja me Covid19,shkruan IndeksOnline.
Madje, në javët e fundit nuk ka raste të vdekjes nga këto sëmundje, për dallim nga vendet e tjera që janë regjistruar raste të shumta të COVID-19.
MSH ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër Covid19.
Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/


