Dybala bëhet synim i klubeve të mëdha evropiane

PUBLIKUAR

Paulo Dybala tashmë dihet se do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas nuk ka arritur marrëveshje me klubin torinez për vazhdimin e kontratës.

Ai është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës dhe qysh tash mund ta zgjedh klubin e ri.

Portali spanjoll “Fichajes” raporton se në garë për ish-futbollistin e Palermos është futur Roma, përcjell “Gazeta Express”.

Argjentinasi gjithashtu pëlqehet nga Interi në Itali dhe nga Atletico Madridi në Spanjë.

Ndërkohë, lojtarin do të mundohet ta transferojë edhe Jose Mourinho në Romë.

Dybala i ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon deri tash me “Bianconeri” duke i realizuar 13 gola dhe duke i bërë 6 asistime.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos pritej që ai do ta merrte në dorë ekipin torinez, por nuk bindi me pozitën e liderit që iu dha. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...