Aplikimi për shtesën prej 100 eurosh për studentët, Zëdhënësi i Qeverisë jep detaje

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu bën të ditur se ditëve në vijim do të dalin me njoftim për procesin e aplikimit për shtesën e ndarë prej 100 eurosh për studentët.

Kryeziu në një përgjigje për Gazetën Express tha se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu.

Ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, pensionistët i kanë marrë nga 100 euro në prill, punëtorët e sektorit publik pritet t’i marrin me pagën e prill

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...