Gabriel Jesus e paralajmëron Realin para duelit të nesërm

PUBLIKUAR

Këtë mesjavë do të rikthehet Championsi me ndeshjet e para gjysmëfinale.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai në mes të Manchester Cityt me Real Madridi.

“Los Blancos” do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në udhëtim, ndërsa ata i ka paralajmëruar sulmuesi i “Citizens”, Gabriel Jesus, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti brazilian është i vetëdijshëm se kampioni aktual anglez do të ketë punë mjaft të vështirë në të dyja përballjet, por e tregon ndërkohë edhe mënyrën se si mund të dalin djelmoshat e Pep Guardiolës me kokën lartë nga këto dy sfida.

Ai kërkon nga shokët që ta krijojnë një avantazh nga loja e parë në “Etihad Stadium”, pasi më pas i pret “ferri” në “Santiago Bernabeu”.

“Duhet ta diktojmë lojën tonë, sepse në Bernabeu Reali bën magji. Mënyra e suksesit për ne do të jetë nëse luajmë me personalitet”, deklaroi sulmuesi i Cityt për të përditshmen spanjolle “Marca”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...