Dafina Zeqiri publikon fotografi nga pushimet në fshat me të dashurin

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se ka gjetur së fundmi pak kohë për të pushuar pas publikimit të projekteve muzikore të shumta.

Ajo bashkë me të dashuri e saj, DJ Geek, kanë vizituar së fundmi vendlindjen e saj, Suedinë.

Këngëtarja vendosi që mëngjesin e së hënës të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga vizita e çiftit në një prej zonave rurale të Horbyt.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ajo mund të shihet duke kaluar momente të këndshme në shoqëri të Geek-ut, teksa kanë shijuar së bashku një vizitë në fshat.

E veshur me tuta sportive dhe një peliqe të verdhë, Zeqiri është dukur tejet atraktive në pozat e ndara me ndjekësit e saj.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë, kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi ajo publikoi baladën “Faj” në bashkëpunim me reperin Elinel, që është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...