Droga e re në tregun e paligjshëm në Shqipëri, simptomat e rënda të kanabisit sintetik

PUBLIKUAR

Në Shqipëri është identifikuar një lloj e re droge për tregun e paligjshëm, kanabisi sintetik, ose ndryshe “Bonsai”, e cila dyshohet se po qarkullon në vend prej disa kohësh.

Ergys Muzhaqi, ekspert sigurie, tha për Euronews Albania se kjo është ndër “drogat më të këqija që mund të ekzistojnë në tregun e përdoruesve”.

Sipas Muzhaqit, kjo lloj droge mund të kthehet në varësi që në konsumimin për herë të parë.

Ai tha se efektet vijnë menjëherë pas konsumimit dhe janë shumë të rënda, “shkatërruese”.

Ky lloj kanabisi është i përzier me substanca sintetike, pavarësisht se në pamje nuk vihet re.

Një mënyrë për të dalluar kanabisin sintetik me atë të zakonshmin është aroma, pasi kanabisi ka aromë të fortë, ndërsa drogat sintetike nuk kanë, sqaroi Muzhaqi.

Muzhaqi theksoi se simptomat janë shumë më të rënda se të kanabisit natyral.

“Simptomat janë shumë të rënda, e kthejnë trupin në një kufomë që nuk i ka dalë shpirti. Humbet perceptimi i shqisave, sjell të vjella, humbet ndjenjat”, shpjegoi ai.

Edhe toksikologu Alert Drishti tha se simptomat e të ashtuquajturit ‘bonaai’ në Turqi, ‘spice’ në Evropë, apo ‘K2’ në Amerikë, janë më të fuqishme se të hashashit.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...