8 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

PUBLIKUAR

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

 

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

25 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418.

Në total numri i rasteve aktive është 448.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...