Kurti uron Macron për fitoren: Fitore e shpresës mbi frikën

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij si President i Francës.

“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti.

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, shtoi ai.

Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze kanë dalur dhe presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet.

Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, thonë ato

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...