Immobile arrin rekordin e Lewandowskit, Messit e Ronaldos

PUBLIKUAR

Ciro Immobile ka regjistruar një rekord të madh, pas golit të shënuar sonte ndaj Milanit në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet sonte mes Lazios dhe Milanit është mbyllur me rezultatin 1:0.

Ciro Immobile e shënoi golin për vendasit në minutën e katërt, shkruan Gazeta Express.

Për sulmuesin italian ishte ky goli i tij i 26-të këtë sezon në Serie A. Dhe, hera e tretë në karrierë që shënon më shumë se 25 gola në elitën e futbollit italian.

Kësisoj, 32-vjeçari bëhet vetëm lojtari i katërt që e regjistron këtë statistikë në top ligat evropiane.

Më herët kjo ishte arritur edhe nga Robert Lewandowski, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...