Ish-zëdhënësi i AAK-së në “mbrojtje” të Hashim Thaçit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Ish-zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, në disa rreshta, ka folë rreth figurës së ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, tash zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai është një nga fytyrat me të cilat identifikohet Kosova.

Sipas Lumes, kandidatit për president, po i bëhet një linçim i padrejtë, me akuzat e Dick Martty-t, që Luma thotë se burojnë nga Beogradi. “Hashim Thaçi, sipas meje, nuk ka asnjë lidhje me asnjë shërbim sekret, direkt apo indirekt, në favor të interesave antishqiptare, me zanafillë në vitet ’90. Kisha dhe kam plot mospajtime, kundërshtime e debate, me Hashim Thaçin, por, në temel është i paqë!”, ka thënë Luma.

Lexojeni të plotë postimin e Ernest Lumës në Facebook:

“Linçimi i padrejtë i Hashim Thaçit!

Hashim Thaçi është drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është kryeministri i parë (i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës).

Hashim Thaçi ishte në krye të shumë proceseve që kaloi Kosova, që nga vitet 1998/1999 (pavarësisht qëndrimeve të mia personale apo t ë kujtdo tjetër ndaj Marrëveshjes së Rambujesë, atëherë).

Hashim Thaçi, sipas meje, ka bërë luftë të pakompromis ndaj kundërshtarëve, por edhe ndaj rivalëve të tij të drejtpërdrejtë politikë (për ç’gjë, nuk kam qenë dakord me të. Ia kam thënë edhe në sy, shpeshherë).

Hashim Thaçi është një nga fytyrat me të cilat identifikohet Kosova dhe shteti ynë.

Linçimi “Alla-Dick-Marti” ndaj tij, buron në Beograd.

Unë mendoj që secili që i mëshon këtij ritmi, me apo pa vetëdije, është në shërbim të Beogradit.

Hashim Thaçin, për së pari herë, e kam takuar në uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam dëgjuar për iniciativa e guxime të tij, në fillim të viteve ’90, nga bashkëluftëtarët e tij.

Hashim Thaçi, sot, po linçohet padrejtësisht!

Rruga dhe aspirata e tij për President të Kosovës në këtë kombinim dhe në këto rrethana, nuk mendoj se është e qëlluar.

Prop ozimi apo ideja që ai të jetë President i Kosovës, është e mëherëshme. E para shumë viteve.

E din edhe Hashim Thaçi qysh e tek. E di edhe unë. Në embrion.

Nuk dua tê hyj në historinë e nepotizmit në shtet në thashethemet e krimit të organizuar e korrupsionit, në krejt vitet e qeverisjes prej tij. Deri në një moment tjetër, këto janë punë e tjetërkujt, por Hashim Thaçi, sipas meje, nuk ka asnjë lidhje me asnjë shërbim sekret, direkt apo indirekt, në favor të interesave antishqiptare, me zanafillë në vitet ’90.

Ai, në këtë origjinë, është i pastër.

Kisha dhe kam plot mospajtime, kundërshtime e debate, me Hashim Thaçin.

Por, në temel është i paqë!

Personalisht nuk mendoj se duhet të jetë president i këtyre rrethanave.

Prapë, personalisht, nuk mendoj se duhet të linçohet kështu, gjithanshmërisht.

Është e padrejtë. Është johumane dhe është në shërbim të tjetërkujt krejt kjo ”,

Kaq për sonte” (sic), ka shkruar Luma.

 

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...