Mashtruan një grua për vizë pune, duke ia marrë katërmijë euro, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Dy persona dyshohet se kanë mashtruar një grua duke ia marrë katërmijë euro për pajisje me vizë pune.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur para dy muajsh, ndërkaq të shtunën është bërë arrestimi i të dyshuarve.

“Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin më datë 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë”, thuhet në raport.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...