Kolona në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të hyrë në Serbi

PUBLIKUAR

Qytetarët që sot po udhëtojnë nga Kosova për në vendet e Evropës po përballen me pritje të gjata për të hyrë në Serbi në vendkalimin kufitar në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë ardhur nga vendet e Evropës Perëndimore në Kosovë të kalojnë disa ditë në familjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo, të gjithë ata që kanë ardhur në Kosovë me automjetet e tyre apo edhe me autobusë dhe sot kanë vendosur të kthehen në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, po përballen me pritje të gjata në dy vendkalime kufitare me Serbinë, raporton Telegrafi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në vendkalimin kufitar në Merdar (gjendja në orën 19:44), qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të hyrë në Serbi, ndërsa kolona e automjeteve është një kilometër.

Ndërsa, në dalje të Kosovës në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 40 minuta. Kurse në Jarinë për të dalë nga Kosova pritet deri në 15 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje.

Për ta përcjellur gjendjen në kohë reale në vendkalimet kufitare të Kosovës KËTU. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...