Morën paga pa shkuar në punë për mbi dy vjet, arrestohen tre zyrtarë në Novëbërdë

PUBLIKUAR

Tre zyrtarë janë arrestuar në Komunën e Novëbërdës, meqenëse kanë marrë paga pa shkuar fare në punë, raporton Express.

Sipas raportit të Policisë, ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Periudha kur ata dyshohet se e kanë kryer këtë vepër është nga 1 prilli i vitit 2019 e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Novobërdë (NN) 01.04.2019/31.12.2021. Janë arrestuar tre meshkuj  kosovarë pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke marr pagë pa shkuar fare në punë. Me vendim të prokurorit , tre të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...