Rinovimi i kontratës vetëm çështje kohe, Modric do të mbetet te Real Madridi

PUBLIKUAR

Luka Modric do të mbetet te Real Madridi për së paku edhe një sezon tjetër. Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, transmeton Gazeta Express.

Marrëveshja mes palëve për rinovim të kontratës është e arritur.

Tani për tani pritet të finalizohen vetëm edhe disa detaje të fundit para se të nënshkruhet kontrata e re nga Modric.

Kontrata aktuale e 36-vjeçarit me “Los Blancos” skadon më 30 qershor të këtij viti.

Luka Modric u transferua për 35 milionë euro në “Santiago Bernabeu” nga Tottenhami në vitin 2012.

Përveç trofeve të shumtë të fituar me Real Madridin, ish-mesfushori i Dinamo Zagrebit e fitoi edhe “Topin e Artë” më 2018. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...