Ymeri: Krahu policor i medias ka nisur me shpifje

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar për arrestimin e zëdhënësit të subjektit të tij politik Frashër Krasniqi.

Ymeri ka shtuar se kjo qeveri policish kërcënon për ta frikësuar opozitën para protestës, por sipas të parit të Vetëvendosjes ata që orkestrojnë arrestime të tilla janë frikacakë që s’mund ta ndalin protestën dhe angazhimin opozitar.

“Krahu policor i medias ia ka nisur me shpifje të ulëta familjare. Krahu mediatik i policisë ia ka nisur me kërcënime për arrestime fashiste. Dy ditë para protestës më të madhe në historinë tonë, arrestojnë zëdhënësin e VV-së duke dalë nga një emision televiziv, pa dhënë asnjë sqarim. Kjo qeveri policësh, e polici e qeverisë, duan heshtje, ndërkohë që kërcënojnë e arrestojnë për të frikësuar. Shpifin për ne kur nuk duan të zbardhet e vërteta për ta. Janë frikacak, kriminelë e të ligë. Nuk na ndalin dot, se jemi me të drejtën!,” ka shkruar Ymeri.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...