Mbi 37 mijë veteranë të luftës përfitues të skemës gjatë muajit mars

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon statistikat e mirëqenies sociale për muajin mars të këtij viti, ku rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 736 familje me gjithsej 101 856 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 682 familje.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 736 familje me gjithsej 101 856 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 682 familje. Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 148 196 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 757 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 477 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 964 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 237 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 636 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 733 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 584 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 741 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 239 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 37 006 përfitues”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa gjatë muajit mars 2022 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...