Murati nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore për mbështetje prej 51 milionë eurove

PUBLIKUAR

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila parasheh një mbështetje prej rreth 51 milionë euro për të mundësuar zbatimin e reformave institucionale që përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, rritjen e konkurrencës, dhe mundësimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.

“Gjatë takimeve pranverore në Washington DC, kisha nderin të nënshkruaj edhe një marrëveshje me Bankën Botërore, përfaqësuar nga znj. Anna Bjerde, zv. Presidente për rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për projekte tjera që parashihen të fillojnë realizimin në të ardhmen, në fushën e digjitalizimit dhe ambientit”, shtoi ministri.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...