“Termokos” nesër mbyll sezonin e ngrohjes në Prishtinë

PUBLIKUAR

Ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar se ka marrë vendim që të ndërpresë furnizimin me ngrohje nga nesër.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës dhe Kompaninë Energjetike të Kosovës.

Mes tjerash thuhet se ky është sezoni i gjashtë ngrohës, gjatë të cilit për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, Termokosi ka vazhduar furnizimin me ngrohje edhe jashtë afatit të zakonshëm ligjor.

“Me një trend pozitiv të zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm NP “Termokos” e përmbyllë edhe sezonin ngrohës 2021/2022 me një varg suksesesesh të shënuara, si në rritjen e prodhimit të energjisë termike, shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët, rritjen e numrit të konsumatorëve, faturimin dhe inkasimin”, thuhet në komunikatën për media.

“Suksesi i arritur gjatë këtij sezoni ngrohës i atribuohet angazhimit të pakursyer të secilit punëtorë të ndërmarrjes si dhe kontributit të konsumatorëve tanë, që nëpërmes pagesës me rregull të faturave të ngrohjes na kanë mundësuar, që të realizojmë me sukses misionin tonë si dhe të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera, në funksion të ngritjes së cilësisë dhe modernizimit të shërbimeve tona”.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...