Man United refuzohet nga Rooney

PUBLIKUAR

Wayne Rooney raportohet se e ka refuzuar mundësinë për t’u bërë pjesë e stafit të trajnerëve te Manchester United.

Klubi anglez njoftoi të enjten se Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri, me holandezin që do ta fillojë punën që nga sezoni i ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

52-vjeçari thuhet se dëshiron ta ketë pjesë të stafit dikë që e njeh mirë klubin. Emri i lakuar ishte ai i ish-sulmuesit të “Djajëve të Kuq”, Wayne Rooney.

Por, sipas “The Athletic”, klubi anglez ka marrë një përgjigje negative nga 36-vjeçari.

Rooney momentalisht është trajner te Derby County. Dhe, ai thuhet se do të largohej nga atje vetëm për të drejtuar një skuadër si trajner. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...