Katër zyrtarë komunalë ndalohen në Novobërdë, morën pagë pa shkuar në punë

PUBLIKUAR

Katër zyrtarë të komunës së Novobërdës janë ndaluar nga policia e Kosovës për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar.

Sipas komunikatës për media, të njëjtit dyshohen se kanë marrë pagë në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13 mijë euro pa u paraqitur në punë.

“Sot, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit e në bashkëpunim me policinë në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtarë të komunës së Novobërdës për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Të njëjtit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e komunës së Novobërdës”, thuhet ndër të tjera në njoftim

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...