Oda Ekonomike Amerikane del kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit

PUBLIKUAR

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka shprehur shqetësimin e saj për nismat legjislative për të mundësuar tërheqje e mjeteve nga Trusti Pensional.

OEAK përmes një komunikate për media ka thënë se masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi ekziston.

“Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike. Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar në mbledhjen e së enjtes se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk i ndihmon kategoritë në nevojë, pasi sipas arsyetimit, “edhe vet përqindja e fondit personal të tyre është e ulët”.

Qeveria ka thënë se me kursimet e pleqërisë nuk duhet abuzuar, duke e konsideruar kërkesën për tërheqjen e një pjese të mjeteve si të mangët.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...