Nikolic, de facto, e njeh pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thënë se Serbia respekton pozicionin e veçantë të Kosovës, me faktin se po bisedon me autoritetet e Prishtinës.

Megjithatë, ai theksoi se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Para meje është Kushtetuta. Unë e di se kryetari i Serbisë zgjedhet edhe në Kosovë, por autoriteti i Serbisë nuk shtrihet në të gjithë Kosovën. Serbia e ka njohur pozicionin e veçantë të Kosovës. E kemi pranuar këtë me faktin se po negociojmë me ta, por kjo nuk do të thotë se e njohim pavarësinë”, tha Nikolic në një intervistë për televizionin ‘Prva’, transmeton Telegrafi.

Nikolic ka thënë se po mundohet që mos të shkelet Kushtetuta dhe se Serbia nuk do të ndryshojë asnjë dokument, i cili do ta konsideronte Kosovën si shtet të pavarur.

“Kosova është në bazën e Kushtetutës sonë, përkatësisht është pjesë integrale e Serbisë. Sipas dëshirës, vullnetit dhe pritjeve tona është pjesë e Serbisë”, tha Nikoliq.

Ndërkohë, ai beson se qytetarët serbë janë të përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...