Drenas: 16 vjeçari theret me thikë nga hajnat

PUBLIKUAR

Stallën e lopëve nuk e ka larg shtëpisë, andaj Flamuri nuk kishte besuar se zhurma e pazakontë që u dëgjua brenda saj, mund të paralajmëronte rrezik për të.

Por me të hyrë në ahur, 16 vjeçari  mbeti i plagosur me thikë.

E këto goditje ky i mori në vetë mbrojtje, kur dy hajdutë i zuri duke provuar t’i vjedhin gjashtë lopët e tij, në orët e mbrëmjes  së të hënës së kaluar, njofton Klan Kosova.

E gjithë përleshja me personat e panjohur kaloi pa u dëgjuar brenda shtëpisë. Kështu, djaloshi u detyrua të afrohet zvarrë deri tek dera e saj.

Ndonëse ky nuk dyshon në askënd ,  ky e shfaq hapur një dëshirë. Policia e cila u njoftua me vonesë doli në vendin e ngjarjes këtu në Negrovc të Drenasit, dhe tani ka disa dyshime.

 

Kronikë nga Rejhane Selimi.

 

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...