Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re përmes një fotosesioni unik

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj prej ditësh ka zbuluar se po punon për projekte të reja muzikore.

Një këngë të re, artistja nga Shqipëria e ka paralajmëruar edhe sot (e enjte) përmes një fotosesioni të mahnitshëm.

Xhensila postoi imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me ngjyrë ari.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Xhaketë me shkëlqim të kombinuar me një këmishë të bardhë, ndërsa sipër saj një bluzë po ashtu ari, këpucë me taka të larta dhe aksesorë ari.

Fotografitë u realizuan në një prapaskenë që kombinohej me ngjyrat e veshjes, ndërsa në mbishkrim la të kuptohej se ato ishin shkëputur nga xhirimet e klipit.

 

“Disponimi ‘lujta’, kënga e artë është rrugës”, ka shkruar Xhensila sipër fotove.

Ndërkohë kujtojmë që projekti i fundit i Xhensilës është bashkëpunimi me Geasy dhe Majk “Mëkati jem”.

Ndërsa, krahas karrierës muzikore, Myrtezaj tashmë është fokusuar edhe në fushën e biznesit. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...