Në fundjavë testohet shndërrimi i unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës, të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do të bëjë testimi për shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Sipas komunës, gjatë kësaj fundjave do të funksionojnë krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës;

Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia;

Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE;

Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;

Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit;

Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales;

Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve;

Po ashtu, lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve, njofton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...