Kurti priti në takim diplomatin Dashnor Dervishi

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij diplomatin dhe ish ambasadorin e Shqipërisë, Dashnor Dervishi, libri i të cilit “50 vjet marrëdhënie me jashtë” u promovua dje në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

 

Ish ambasadori Dervishi e përgëzoi kryeministrin Kurti për punën dhe arritjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai i dhuroi kryeministrit librin me dy vëllime “50 vjet marrëdhënie me jashtë”, ku mes tjerash pasqyrohet edhe angazhimi i tij për çështjen e shqiptarëve në periudha të ndryshme dhe në vendet ku ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...