Serbia e nderon me medalje të artë francezin që ndihmon serbët e Kosovës

PUBLIKUAR

residenti serb, Tomislav Nikoliq, ka nderuar francezin Arno Gujon me medalje të artë për punë humanitare në Kosovë njofton Tv Most.info.

Arno Gujon me organizatën “Solidaritetit për Kosovën” që përbëhet nga 10.000 donatorë nga Francë dhe rreth 30 vullnetarë, nga themelimi i saj në vitin 2004, ka dhënë për serbët e Kosovës ndihma humanitare me vlerë afër 2.5 milionë euro, përcjell Klan Kosova.

Kjo organizatë ka ndihmuar ne rindërtimin e 20 shkollave, ka financuar ndërtimin e shumë fermave dhe ka ndihmuar manastiret në Kosovë, fëmijët dhe të moshuarit, thuhet në deklaratën që njofton nderimin që i është bërë Gujonit.

Gujon ka thënë se ndjehet shumë i nderuar kur pranoi medaljen nga Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

“Kjo medalje do të thotë shumë, ka një domethënie të madhe edhe për vullnetarët dhe donatorë e organizatës, por dhe për të gjithë ata që na ofruan mbështetje gjatë misionin tonë. Ky çmim më jep motivim shtesë për punë të mëtejshme”, ka thënë Gujon.

Arno Gujon nga Franca u zhvendos në Serbi katër vjet më parë, kurse ka fituar shtetësinë serbe në maj të viti të kaluar mbi bazën e meritave të veçantë.

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...