Rooney ëndërron të bëhet trajner i Man Utd

PUBLIKUAR

Wayne Rooney është duke punuar fort që një ditë ta realizojë ëndrrën e tij.

Ish-futbollisti i njohur anglez synon që një ditë të bëhet trajner i Manchester United, shkruan “Gazeta Express”.

Legjenda angleze është i vetëdijshëm se për momentin nuk është ende gati për një pozitë aq të rëndësishme, por që është duke punuar në këtë drejtim.

“Kam marrë ofertë për t’u intervistuar për ta marrë rolin e trajnerit në Everton. Por, unë dua të bëhem menaxher i Manchester United”, ka thënë Rooney për tabloidin britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

“E di se nuk jam gati për momentin. Por, do të planifikoj gjithçka që ta bëj të mundur që kjo të ndodh një ditë”, përfundoi trajneri i ri anglez.

Aktualisht, Rooney është trajner i ekipit nga Championshipi anglez, Derby County. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...