Sindikatat i bëjnë thirrje Qeverisë për hartimin e Projektligjit për Paga

PUBLIKUAR

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të fillojë hartimin e Projektligjit për Paga.

Sipas BASPK-së, një gjë e tillë është e nevojshme, sidomos pas situatës në Ukrainë.

“Në kohën kur lufta në Ukrainë po intensifikohet, dhe e ka angazhuar vëmendjen e Fuqive të Mëdha, të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së, dhe ka nxjerrë në dritë mendësinë mesjetare të fqinjit tonë i cili haptas po kërcënon lirinë dhe integritetin tonë, ne Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërrasim Partnerin Tonë Social – Qeverinë që përveç kujdesit të tejshtuar për ruajtjen e lirisë dhe të integritetit të vendit, të merret edhe me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve dhe t’ju dalë krahë se vërtetë kanë nevojë dhe meritojnë një mirëqenie sociale ndryshe” thuhet në deklaratën e BSPK-së.

“E thërrasim Partnerin Tonë Social – Qeverinë që të merret më këmbëngulshëm e më profesionalisht me hartimin e Projektligjit për Paga, duke i përfshirë edhe kapacitetet tona profesionale, dhe të hapë rrugë për Pagën Minimale e edhe për Kontratën Kolektive, për këto akte të rëndësishme e tejet të nevojshme juridike të cilat po tejzvarriten” thuhet tutje në njoftim.

Sipas BSPK-së, kjo zvarritje nuk është aspak e mirë, pasi ishte premtuar nga ana e Qeverisë.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...