Thaçi e konsideron UP-në si institucion të shenjtë

PUBLIKUAR

Zv.kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka bërë një postim me rastin e 46-vjetori të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Thaçi e ka konsideruar si institucion të shenjtë UP-në, për historinë e popullit shqiptar, pasi sipas tij, “nuk ka pasur vetëm rol arsimor e shkencor, por ka shërbyer si fidanishte e vetëdijes kombëtare dhe vatër qëndrese në përpjekjet tona për liri e pavarësi”.
Ja postimi i plotë i Thaçit:
Sot mbushen 46 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, ngjarje kjo që ka përbërë një pikë kthese në avancimin e arsimit shqip dhe përgatitjen e kuadrove të trojeve shqiptare nën okupim. Për mua ky institucion është veçanërisht i rëndësishëm pasi aty kam mësuar për historinë e dhimbshme të popullit tim, jam formuar politikisht dhe kam hedhur hapat e para të karrierës sime publike duke u angazhuar në protestat studentore si prorektor. Ky institucion i shenjtë për historinë e popullit tonë, nuk ka pasur vetëm rol arsimor e shkencor, por ka shërbyer si fidanishte e vetëdijes kombëtare dhe vatër qëndrese në përpjekjet tona për liri e pavarësi. Unë i uroj të gjithë profesorët, studentët dhe punonjësit e tjerë të këtij universiteti për këtë ditë të shënuar si dhe përkulem me mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë themeluar dhe mbajtur gjallë këtë institucion të rëndësishëm edhe në situatat më të vështira të popullit tonë. HTH

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...