Federata e Italisë vendos për të ardhmen e Mancinit

PUBLIKUAR

ederata e Futbollit e Italisë raportohet se është e vendosur që ta mbajë Roberto Mancinin në pozitën e selektorit te Kombëtarja A e Italisë.

Pavarësisht mbetjes jashtë Kampionatit Botëror “Katar 2022”, Federata italiane thuhet se ka besim të plotë te Mancini, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Corriere dello Sport”, vet presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, e dëshiron qëndrimin e 57-vjeçarit.

Gravina thuhet se ish-trajnerit të Interit e Manchester Cityt ia ka paraqitur një projekt të përbashkët.

Kujtojmë se së fundi është raportuar se Roberto Mancini do të dorëhiqet, por deri më tani nuk ka ndonjë vendim të tillë nga ana e tij.

Ndryshe, Roberto Mancini ka kontratë të vlefshme me Italinë deri më 2026. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...