Tifozët argjentinas çmenden pas Messit, krejt stadiumi e thirr emrin e tij

PUBLIKUAR

Lionel Messi padyshim se është prej futbollistëve më të dashur në Argjentinë.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” u rikthye së fundi në Argjentinë, pasi Kombëtarja e Argjentinës u takua me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e cila u zhvillua në Buenos Aires u fitua 3:0 nga vendasit, teksa Lionel Messi shënoi njërin prej golave.

Në një moment, pothuajse të gjithë të pranishmit në stadium e thërriten emrin e tij.

Pas ndeshjes me Venezuelën, Messi tha se është mirënjohës për dashurinë që tifozët kanë për të.

“Kam qenë i lumtur këtu për një kohë të gjatë, që para se të fitoja Kupën. Njerëzit më tregojnë se më duan dhe i jam mirënjohës. Çdo gjë rrjedh natyrshëm, është më e lehtë në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi 34-vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...