Haaland refuzon ofertën e Manchester Cityt

PUBLIKUAR

Erling Haaland raportohet se e ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Cityt.

Kampioni në fuqi anglez mendohet të jetë njëri nga dy pretendentët kryesorë për të nënshkruar me 21-vjeçarin në merkaton e verës, bashkë me Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës spanjolle “AS” , Man City ka bërë ofertë për Haalandin dhe i ka ofruar atij 500 mijë funte në javë, por oferta e tyre thuhet se është refuzuar.

Megjithatë, sulmuesi norvegjez nuk besohet se ia ka mbyllur plotësisht derën klubit nga Premierliga, por ai thuhet se po pret edhe një ofertë nga Real Madridi përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Ndryshe, Haaland ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...