Shqipëria mposhtet në fund nga Spanja

PUBLIKUAR

Shqipëria nuk ka arritur të ruajë barazimin në minutat shtesë të ndeshjes, duke humbur 1:2 në miqësoren ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë treguan paraqitje të mirë para një superfuqie si Spanja, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa gola dhe me pak raste të mira shënimi.

Kurse, në të dytën u shënuan tre gola gjithsej.

Fillimisht, Ferran Torres shënoi pas një gabimi nga Berat Djimsiti në minutën e 75-të të ndeshjes.

10 minuta më vonë, nga një gabim i mbrojtjes spanjolle përfitoi Myrto Uzuni që barazoi shifrat.

Por, në minutat shtesë të ndeshjes, Dani Olmo ia siguroi fitoren vendasve. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...