Fernandes afër rinovimit me Man United, zbulohen detajet e kontratës së re

PUBLIKUAR

Bruno Fernandes dhe Manchester United raportohet se janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovim të kontratës.

Sipas raportimeve nga Anglia, mesfushori portugez pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.

Kontrata aktuale e Fernandesit me klubit anglez skadon më 30 qershor të vitit 2025, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari me kontratën e re thuhet se do të përfitojë 240 mijë funte në javë.

Bruno Fernandes është pjesë e Manchesterit që nga janari i vitit 2020. Ai ka shënuar 49 gola dhe regjistruar 39 asistime në 117 ndeshje në total. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...