Del raporti 24 orësh për rastet e reja me Covid

PUBLIKUAR

28 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë, që prej dje. Raste të vdekjes s’janë regjistruar, raporton Express.

Konfirmimi vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 49 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 654.

“Nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540. Në total numri i rasteve aktive është 654”, ka njoftuar Ministria./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...