Raportohen tre persona të zhdukur, dy prej tyre nga qendrat e shëndetit mendor

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar tre persona të zhdukur.

Në raportin policor bëhet e ditur se dy prej tyre janë zhdukur nga qendrat e shëndetit mendor.

Fsh. Kufcë e Epërme, Novobërdë, 24.03.2022 – 07:30. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se prindi i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.

Shtime, 25.03.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull  kosovar, infermier në Qendrën Integruese ka raportuar se një pacient i kësaj qendre, mashkull kosovar është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime.

Rr. Artim Jashari, Mitrovicë Jug, 23.03.2022 – 10:00. Më 25.03.2022 ankuesja femër  kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...