Di Maria e konfirmon se po tërhiqet nga Argjentina

PUBLIKUAR

Angel Di Maria ka njoftuar se po tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës.

Në orët e para të së shtunës, Argjentina u takua me Venezuelën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Argjentina që ka siguruar pjesëmarrjen më herët në Botëror, e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Express.

Angel Di Maria shënoi golin e dytë për argjentinasit, teksa pas ndeshjes tha se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në vendin e tij.

“Unë thjesht do të them faleminderit për dashurinë e madhe që marrë. Gjithmonë kam ëndërruar për gjithçka që kam përjetuar në këtë natë të bukur. Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë”, shkroi mes tjerash 34-vjeçari në “Instagram”.

Argjentina ndeshja e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” do ta luaj më 30 mars, në udhëtim te Ekuadori.

Botërori i këtij viti mbase mund të jetë turneu i fundit për Di Marian te Kombëtarja e Argjentinës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...