Mësohet emri i trajnerit favorit për ta zëvendësuar Mancinin te Italia

PUBLIKUAR

Roberto Mancini raportohet se është duke e menduar dorëheqjen nga pozita e përzgjedhësit te Kombëtarja e Italisë.

Italia nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Botëror, pasi të enjten mbrëma pësoi humbje në play-off nga Maqedonia e Veriut (0:1), shkruan Gazeta Express.

Sipas raportimeve nga Italia, Mancini pritet të njoftojë për dorëheqje pas miqësores së 29 marsit me Turqinë.

Nëse 57-vjeçari vendos për të dhënë dorëheqje, Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë, sipas “La Gazetta dello Sport”.

Si pasardhës të mundshëm të Roberto Mancinit, nuk përjashtohen as Carlo Ancelotti, Marcello Lippi e Claudio Ranieri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...