Reali e konfirmon se Hazardi do t’i nënshtrohet operacionit

PUBLIKUAR

Real Madridi ka njoftuar se Eden Hazard në ditët në vijim do t’i nënshtrohet një operacioni.

Pas problemeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së djathtë, belgu është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit, transmeton Gazeta Express.

Hazard deri më tani ka luajtur vetëm 26% të minutave të Real Madridit këtë sezon dhe nuk ka arritur të shënojë, teksa ka dhënë një asistim të vetëm në 17 paraqitje.

31-vjeçari iu bashkua spanjollëve nga Chelsea në vitin 2019, por gjërat nuk i kanë ecur te “Los Blancos” ashtu si te londinezët.

Hazard i kushtoi Madridit 115 milionë euro. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe dhjetë asistime në 65 paraqitje për madrilenët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...