Ministria njofton se nga nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë. Arsye për këtë janë punimet që do të zhvillohen, raporton Express.

Sipas njoftimit të Ministrisë, rruga do të qëndrojë e mbyllur për dy ditë.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premtë), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit  të kësaj rruge. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytësohet rruga alternative. Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mengjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e dielë)”, thuhet në njoftim./Express

 

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...