U kapën me 700 euro të falsifikuara, arrestohen shtatë persona në Gjakovë, katër prej tyre të mitur

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë persona në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë, pasi tek ta u gjetën dhe u sekuestruan 700 euro të falsifikuara, shkruan Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ferid Domi, Gjakovë, 23.03.2022 – 15:00. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj  kosovarë,  katër (4) prej të cilëve të mitur, pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) kartëmonedha nga 100 € (7×100 €). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...