MPB tregon nëse Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj disa raportimeve se, Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero.

Ata sqarojnë se lajmi është tendencioz dhe i pavërtetë, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se lajmi i publikuar për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është tendencioz dhe i pavërtetë.

Vendimi për themelimin e grupit që ka qarkulluar sot në mediume të caktuara është një obligim procedural që përcaktohet nga Rregullorja e Punës së Qeverisë ku caktohen personat që do të monitorojnë vijueshmërinë e procesit.

Zyrtarja e caktuar sipas këtij vendimi është e njëjta që ka përgatitur me ekipin draftin e Ligjit për Paga i cili tashmë është në finalizim.

Po e ritheksojmë se “Drafti është në finalizim, dokumentin do ta ndajmë me të gjitha mediat dhe grupet e interesit dhe do të jemi të hapur për sugjerime e bashkëpunime të shëndosha”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...