Kurti: Zgjedhjet serbe s’i ka pamundësuar Kosova, por Serbia s’e ka plotësuar kushtin

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar edhe një herë refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në territorin e vendit.

Kurti tha se nuk është Qeveria e Kosovës ajo që ka marr vendim për mos-mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por, sipas tij, e vërteta është se nuk ka marrëveshje paraprake që paraqet kushtin për mbajtjen e tyre, e që s’është plotësuar.

“Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesës së tyre, por kjo nuk ka ndodhur. BE nuk ka qenë e lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër-shkëmbimi të sugjeruar mes zyrtarëve ndërlidhës”, është shprehur Kurti në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i qeverisë tha se zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë nuk do duhej të ndikonin në dialog, teksa shtoi se është lehtësuesi ai që e cakton se kur është momenti i përshtatshëm për një takim të radhës mes dy shteteve.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...