Westbrook, MVP në ‘All Star Game’ (Video)

PUBLIKUAR

Konferenca e Perëndimit ka mposhtur atë të Lindjes në një ndeshje me shumë spektakël në ‘All Star Game’.

Pasi ishin edhe fitues, lojtari më i mirë i ndeshjes apo siç e quajnë ndryshe amerikanët ‘MVP’, u desh të shpallej pikërisht nga perëndimi.

Fundori fantastik, Rusell Westbrook mori çmimin e madhe të ‘MVP’ në këtë spektakël, falë paraqitjes së tij fantastike.

Anëtari i skuadrës Oklahoma City Thunder, ka shkëlqyer në këtë takim duke shënuar 31 pikë, dhuroi pesë asistime dhe bëri tetë kërcime, pesë në fazën mbrojtëse dhe tri në sulm.

Gjatë gjithë ndeshjes koshashënuesi më efikas ishte ai nga Lindja, Paul George me 41 pikë, por çmimi i takoi fundorit të Perëndimit falë fitores së lartë 196:173. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...