Xhaka i emocionuar: S’më besohet që do të luaj ndaj ekipit që e dua – Kosovës, do ta shijoj në maksimum lojën time të 100-të

PUBLIKUAR

Granit Xhaka i është bashkuar Përfaqësueses së Zvicrës, në prag të ndeshjeve miqësore me Anglinë e Kosovën.

Mesfushori nga Kosova mungoi dje në seancën e parë stërvitore, për shkak të problemeve me stomakun.

Megjithatë, Xhaka ka lënë problemet prapa dhe sot ka udhëtuar drejt Marbellas, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të “Helvetikëve”, transmeton Gazeta Express.

Anëtari i Arsenalit i ka munguar Zvicrës në shtatë ndeshjet e fundit, teksa ai do të debutojë nën urdhërat e Murat Yakin të shtunën ndaj Anglisë, teksa më 29 mars pritet të paraqitet edhe ndaj Kosovës.

Për 29-vjeçarin ndeshja ndaj “Dardanëve” do të jetë edhe më e veçantë, për faktin se ai do të regjistrojë 100 paraqitje me Zvicrën.

“Ndeshja ime e 100-të, kundër Kosovës. Kundër një skuadre që e dua. Është diçka e pabesueshme. Nuk mund ta besoj që jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për vetën, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në Kombëtare kundër Kosovës. Mezi po e pres me padurim këtë lojë, do të kënaqem. Miqtë, familjet do të jenë atje, priten shumë shikues. Për mua duhet të jetë kënaqësi – po, dua vetëm ta shijoj.”

Vlen të theksohet se vetëm pesë futbollistë kanë arritur shifrën e 100 paraqitjeve te Zvicra: Heinz Hermann (118), Alain Geiger (112), Stephan Lichtsteiner (108), Stephane Chapuisat (103) dhe Xherdan Shaqiri (100). /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...