Konjufca e Ymeri nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, Instituti për Politika Sociale do t’i ofrojë Kuvendit asistencë dhe ekspertizë

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Siç njofton, Ymeri, memorandumi përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të na ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa ne si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojmë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale”, njofton tutje Ymeri.

Drejtori i Institutit për Politika Sociale ka falënderuar  kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, “për gatishmërinë për bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të politikave sociale dhe të interesit të përgjithshëm”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...