Rina Balaj të premten publikon këngën e re me klip “Demon”

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj së fundmi paralajmëroi se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Ndërsa, tani këngëtarja ka zbuluar se kënga pritet të lansohet të premten (25 mars), teksa solli edhe një pjesë të shkurtër të klipit.

“E premte. Demon, mezi po pres për këtë, 25.03”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e postimit.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndërkohë, Rina aktualisht po shijon suksesin e albumit të saj të fundit “Balerina” që ishte i pari në karrierë, në të cilin u përfshin gjithsej 10 këngë.

Në këtë albumi ajo gjithashtu solli dy bashkëpunim me partnerin e saj prej shumë vitesh, Sin Boy.

Ndërkaq, Rina kohëve të fundit është zhvendosur në Greqi atje edhe ku po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shyhretja pozon me vajzat, i lë “nën hije”

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Shyhrete Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në...

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...