Dembele mund të mbetet te Barcelona, zëvendëspresidenti jep sinjale pozitive

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, ka lënë të hapur mundësinë për rinovim të kontratës me Ousmane Dembele.

E ardhmja e francezit ende është e paqartë. Ai ende nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën, derisa ka shkëlqyer në paraqitjet e fundit me këtë skuadër, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Dembele mund të mbetet edhe më gjatë në “Camp Nou”.

“Nëse Ousmane Dembele vazhdon të ndihet rehat, ne mund të takojmë agjentët e tij dhe ai mund të qëndrojë”, tha Yuste për “Cat Radio”.

“Ne po punojmë për të mbajtur Gavi dhe Araujo në klub. Unë jam optimist. Lojtarët janë të lumtur”, shtoi ai.

Kujtojmë se kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon më 30 qershor. Dhe, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për rinovim, atëherë ai mund të largohet si lojar i lirë.

Së fundi është raportuar se 24-vjeçari ka arritur marrëveshje në parim me Paris Saint-Germainin, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...