Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Ancelottit

PUBLIKUAR

Pavarësisht humbjes se thellë të pësuar nga Barcelona 0:4 në “El Clasico”, stoli i Carlo Ancelottit te Real Madridi nuk do të lëkundet.

“Marca” ka bërë të ditur sot se krerët e klubit madrilen i besojnë plotësisht trajnerit italian dhe nuk po mendojnë shkarkimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, Ancelotti do të vazhdojë të jetë trajner te “Los Blancos”. Ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Pas 29 xhirove të zhvilluara në La Liga, Real Madridi është lider me 66 pikë, 12 më shumë se Sevilla që është e dyta.

Skuadra madrilene gjithashtu është ende në garë edhe në Ligën e Kampionëve.

Reali në çerekfinale të kësaj gare do të përballet me Chelsean. /

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...